Në Amerikë është vaksinuar 8.5 % e popullsisë, që kur ka nisur ky proçes, në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar.

Lajmin e konfirmuan autoritetet amerikane, që thanë se gjatë vaksinimit të popullsisë janë aplikuar vaksinat anti-Covid të kompanive Pfizer dhe Moderna, të dyja të miratuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet shtetërore deri më tani kanë shpërndarë mbi 57 milionë doza dhe janë përdorur mbi 35 milionë e tyre. Pra, 8.5% e popullsisë ka marrë të paktën dozën e parë të vaksinës, ndërkohë që ky proçes vijon.

Sipas qeverisë amerikane, çdo ditë vaksinohen mesatarisht 1.34 milionë persona, kryesisht staf mjekësor dhe personat mbi 70 vjeç.