Më shumë se 1.5 miliardë doza të vaksinave të ndryshme anti-Covid janë kryer deri më sot në të gjithë botën. Lajmin e konfirmoi “John’s Hokpins University”, sipas të cilit deri më tanië janë kryer 1.507.598.872 doza të vaksinave anti-Covid.

Nga këto, mbi 275 milionë doza janë kryer vetëm në Amerikë. Në këtë studim përfshihen vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sputnik V, Johnson&Johnson e Sinovac, pavarësisht se jo të gjitha janë miratuar për përdorim nga autoritetet përkatëse.

Ndërkohë, në Bankok, po kryhet proçesi i vaksinimit edhe i murgjëve budistë, në përpjekjet që Tajlanda po bën për të parandaluar koronavirus. Dhjetra murgj janë vënë në radhë dhe janë paraqitur në “Priest Hospital” për të marrë dozën e parë të vaksinës kineze Sinovac.