Idris Elba është shumë afër të bëjë një ofertë prej 1 miliard sterlinash për Channel  4. Aktori protagonist i serialit Luther nuk mund të ndalet, mes aktiviteteve të tij të fundit edhe ai i DJ, producentit muzikor, drejtuesit të  një podcast-i, prodhues vere dhe pronar i një lokali.

Elba, 49 vjeç, duket se është në negociata me Marc Boyan, një sipërmarrës në botën e mediave për blerjen e një televizioni shtetëror. Boyan është në krye të Miroma-s, një kompani produksioni dhe marketingu televiziv.

I njohur më shumë për interpretimin e tij të detektivit John Luther në serialin e BBC1, Luther, Elba ka luajtur edhe në Suicide Squad, Thor dhe Prometheus, prequel i Alien.

Janë të shumtë zërat që e japin atë si James Bond-i i ardhshëm, pas lamtumirës nga skena të Daniel Craig.

Jeta profesionale e Idris nuk ka qenë e lehtë. Një rrugëtim i gjatë e ka çuar të fitojë rolin e Stringer Bell, bosi i drogës në serialin e HBO Thë Wire.