Gjashtë prej adoleshentëve më të shtrenjtë të merkatos së verës janë blerë nga klubet e Premier League, me Chelsea-n që kryeson grupin.
Londinezët po punojnë për të ardhmen pasi kanë humbur mbrojtës me eksperiencë si Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen këtë verë.
Dy veteranët e tjerë Cesar Azplicueta dhe Marcos Alonso janë gjithashtu drejt fundit se aventurës së tyre me Blutë. Kjo është arsyeja pse Thomas Tuchel ka shpenzuar 18 milionë sterlina për të marrë nga Aston Villa 18-vjeçarin Carney Chukwuemeka.
Blerja e Chukëuemeka është ndjekur nga ajo e 19-vjeçarit Cesare Casadei, i blerë nga Inter-i për 15 milionë sterlina. Por Chelsea nuk ka qenë i vetmi klub anglez që ka investuar te të rinjtë.
Edhe Southampton ka arritur të sigurojë dy talente si Romeo Lavia dhe Sekou Mara. Lavia, 18 vjeç, është transferuar në St.Mary’s nga Manchester City për 12.5 milionë sterlina, dhe Mara është marrë nga Bordeaux për 13 milionë.
Lavia ka treguar cilësitë e tij duke shënuar golin e parë në fitoren 2-1 të marrë nga Southampton kundër Chelsea-t të martën, me Mara që ka luajtur gjithashtu.
edhe Tottenham me Brighton kanë marrë disa të rinj këtë verë. Spurs kanë siguruar Destiny Udogie, 19 vjeç, nga Udinese për 18 milionë sterlina, dhe Pulëbardhat kanë marrë Julio Enciso për 11.6 milionë sterlina.
Enciso ka qenë blerja e parë e Brighton në merkaton e verës dhe është marrë nga skuadra e Amerikës së Jugut Libertad Asuncion. Por ka patur shumë blerje të rinjsh edhe në pjesën tjetër të Europës.
Bayern Munich është përgatitur për jetën pa Robert Lewandowski duke marrë sulmuesin 17-vjeçar Mathys Tel from Rennes. Tel u bë adoleshenti më i shtrenjtë pas 20 milionë sterlinave të investuara nga Bayern-i.
Bayer Leverkusen ka marrë talnetin Adam Hlozek nga Sparta Prafgue për 13 milionë sterlina, ndërsa Red Bull Salzburg ka shpenzuar 13 milionë sterlina për të marrë 19-vjeçarin Lucas Gourna-Douath nga Saint Etienne.
I fundit, por jo për nga rëndësia, ylli francez Mohamed Ali-Cho, i cili është transferuar nga Angers te Real Sociedad për 11 milionë sterlina.