Kur vjen puna te shëndeti, mitet kanë një tendencë që të rezistojnë edhe pasi studiues të ndryshëm, shkencëtarë dhe ekspertë kanë provuar se nuk janë të vërtetë. Më poshtë janë renditur 10 prej këtyre miteve.

1 – Duhet të presësh një orë pas ngrënies para notit

Kjo legjendë urbane daton që nga fillimi i shekullit të kaluar.  Në atë kohë, besohej se nëse një njeri pësonte një ngërç gjatë kohës që ishte në ujë kjo ishte shkaktuar nga stomaku që kërkonte një sasi të madhe gjaku të oksigjenuar për tretjen e ushqimit. Në të vërtetë, rreziku për një ngërç pas ngrënies është shumë i vogël.

2 – Artriti është një sëmundje që rek vetëm të moshuarit

Dy të tretat e atyre që vuajnë nga artriti janë aktualisht nën moshën 65 vjeç. Ka mbi 100 forma të ndryshme të artritit që prekin njerëzit e të gjithë moshave. Duke prekur rreth tre në 1000 fëmijë, artriti në moshë të re, për shembull, është një nga sëmundjet më të zakonshme mes fëmijëve.

3- Sheqeri shkakton i bën fëmijët më hiperaktivë

Nuk ekziston asnjë provë shkencore që të përcaktojë lidhjen mes konsumit të sheqerit dhe hiperaktivitetit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se sheqeri është i padëmshëm për fëmijët. Studime të ndryshme kanë treguar një lidhje mes konsumit të sheqerit te fëmijët dhe mbipeshës.

4 – Koha e ftohtë të ftoh

Në dimët, nuk është i ftohti që të ftoh, por sjellja jonë. Në muajt e ftohtë, ne kalojmë më shumë kohë brenda ku ajri është i ricikluar dhe ka më shumë mundësi që të jemi afër personave të sëmurë, duke e lehtësuar përhapjen e gripit. Megjithatë, nuk është një ide e mirë të kalosh shumë kohë jashtë në temperatura të ulëta.

5 – Ngrënia e karrotave të ndihmon të shohësh në errësirë

Ky mit është krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është krijuar fillimisht nga qeveria britanike në një tentativë për të ndalur Nazistët që të zbulonin sistemin e rio të radarëve të brtianikëve. Sistemi sapo ishte shpikur, dhe e bënte më të lehtë të lokalizonte dhe eliminonte bombarduesit gjermanë gjatë natës.

Britanikët nuk donin që Nazistët ta zbulonin shpikjen e tyre, kështu që për ta mbajtur sekret kanë përgatitur një fushatë të dieuar mirë. Në të gjithë vendin janë vendosur imazhe ilustruese që nxisnin ushtarët të hanin karrota për të parë më mirë në errësirë. Fatkeqësisht, pavarësisht se karrotat janë të mira për shëndetin, ato nuk ndihmojnë të shohësh më mirë në errësirë.

7 – Flokët dhe thonjtë vazhdojnë të rriten pas vdekjes

Kur një njeri vdes, thonjtë dhe flokët e tyre duket sikur vazhdojnë të rriten. Megjithatë, ky është thjesht një iluzion i shkaktuar nga tharja e skalpit dhe lëkurës. Flokët dhe thonjtë ndalojnë së rrituri në momentin që personi vdes.

8 – Vezët nuk të bëjnë mirë për shëndetin

Shumë besojnë se vezët janë të këqija për shëndetin sepse rrisin nivelin e kolesterolit. Megjithatë, studiuesit kanë treguar se konsumi deri në 12 vezë në javë nuk është keq për trupin tënd. Studimi ka treguar se konsumi i kaq vezëve nuk e rrit kolesterolin, sheqerin në gjak ose presionin.

9 – Qëndrimi afër televizorit dëmton shikimin

Një fëmijë i ulur shumë afër televizorit shqetëson shumë prindërit që kanë frikë se ekrani mund të dëmtojë shikimin e fëmijës. Sipas Akademisë Amerikane të Pftamologjisë, ulja afër TV nuk e dëmton shikimin, por mund të lodhë sytë.

10 – Çokollata është një afrodiziak i fuqishëm

Fatkeqësisht për të pasionuarit e çokollatës, ky ushqim nuk është një afrodiziak. Një studim ka treguar se nuk ka asnjë ndryshim bilogjik mes femrave që hanë çokollatë dhe atyre që nuk e hanë.