Që nga momenti i shpikjes së gënjeshtrës, ka patur një numër të madh tradhtish. Tradhti që kanë patur pasoja të rënda për historinë e botës. Më poshtë janë renditur 10 tradhtitë më të mëdha në historinë e njerëzimit.

1 – Edhe pse Efialti i Trakisë ndoshta nuk kishte një gungë si në filmin 300, ai i tradhtoi spartanët në luftën kundër Mbretit të Persisë, Kserksi. Ai i zbuloi Kserksidhe ushtrisë së tij një rrugë sekrete që çonte te ushtria greke.

2 – “Ettu, Brute?” Fjalë të famshme nga një prej vrasjeve më të famshme në histori. Marc Bruti ishte njeriu i besuar i Jul Çezarit që çoi te vdekja e këtij të fundit.

3 – Juda Iskarioti ka qenë një nga dishepujt e parë të Jezu Krishtit. Megjithatë, kur situata u bë e rrezikshme, ai nuk ka ngurruar të tradhtojë Birin e Zotit për 30 monedha argjendi. Historikisht, ai vari vetën nga turpi pas vdekjes së Jezusit.

4 – Guy Fawkes tradhtoi vendin e tij Anglinë. Ai u bashkuar me Spanjën në një komplot të dështuar për të vrarë Mbretin James dhe për ta zëvendësuar atë me një mbret katolik. Që nga ajo kohë ai është kthyer në simbolin e anarkisë.

5 – Mir Jafar ka qenë shumë i rëndësishëm në pushtimin e Anglisë në atë që është sot India. Si kreu i ushtrisë së Bengalit, ai nuk lejoi ushtarët që të sulmonin Kompaninë Tregtare East India. Si shpërblim, britanikët e bënë atë Guvernator të Bengalit.

6 – Gjatë Revolucionit, Gjenerali Benedict Arnold ishte i lodhur të shihte oficerët që merrnin meritat për punën e tij, kështu që ai vendosi ta tradhtonte ushtrinë amerikane dhe të bashkëpunonte me brtianikët. Emri i tij do të jetë gjithmonë një sinonim tradhtie në Amerikë.

7 – Vidkun Quisling shiti vendin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shpërblimi i tij ishte të bëhej Ministër-President i qeverisë që ishte një kukull e Nazistëve. Pak pasi gjermanët u dorëzuan, ai u ekzekutua për tradhti.

8 – Paul Cole (i njohur edhe ai Harold Cole) ka qenë një oficer britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Cole ka ndihmuar në ngritjen e Rezistencës Franceze për t’ia shitur operacionet e tij Hitlerit. Gjithashtu, ai u dha sekretet e Aleatëve Nazistëve. Pas luftës, britanikët dhe francezët u vunë në gjurmët e tij dhe e vranë pasi e gjetën.

9 – I njohu si “Asi i Spiunëve”, Sidney Reilly e përdori talentin e tij unik për spiunazh gjatë viteve 1920-të. Reilly kishte aleancë me katër vende të ndryshme gjatë jetës së tij. Ai ishte aq i aftë në punën e tij, sa ka qenë frymëzimi kryesor për filmat e James Bond.

10 – Gjatë një periudhe 22-vjeçare (deri në vitin 2001) Robert Hanssen, një ish-agjent i FBI-së, i ka shitur informacione Russië në këmbim të 1.4 milionë dollarëve. Ai është kapur dhe po vuan një dënim të përjetshëm.