Epo kot nuk thonë se fati të troket në derë atëherë kur nuk e pret.

Kështu ka ndodhur edhe me një burrë nga Michigan-i, i cili ka qenë me shumë fat. Ai ka fituar xhekpotin prej 100 mijë dollarësh nga një shorte që është hedhur për herë të dytë, por nuk ka ditur gjë.

Në aplikacionin e lotarisë, ai kishte skanuar disa bileta jofituese të Diamond Riches, që kapnin vlerën e 300 milionë dollarëve, por nuk kishte fituar.

58-vjeçari nuk kishte lexuar se çfarë shkruhej në pjesën e pasme të biletës. Sipas saj, kushdo blinte bileta, futej në një short, në të cilin burri fitoi 100 mijë dollarë.

Ai është njoftuar me e-mail për këtë dhuratë me një vlerë mjaft të majme, teksa ka mbetur i habitur dhe i surprizuar. Burri ka treguar se do ta përdorë këtë dhuratë për të ndihmuar familjen e tij.