Manchester Unitedi dhe Arsenali jane duke u ndeshur momentalisht ne sueprsfiden e javes se gjashte te Premier Leauge. Dy gjigantët anglez po përballen në Old Traford në një sfidë që pritet të jetë e zjarrtë.

Djajtë e Kuq pas dy humbjeve radhazi janë rikthyer në formë duke fituar tri ndeshjet e fundit në kampionat. Në anën tjetër Arsenal ka pasur startin perfekt, pasi kanë marrë 15 pikë në pesë ndeshjet e para në Ligën Premier.

Për këtë takim, Djajtë e Kuq do të jenë vetëm pa Anthony Martial, që është i lënduar. Në anën tjetër, Arsenali nuk mund të llogarisin në Mohamed Elnenyn, Thomas Parteyn dhe Nelson, që po ashtu janë të lënduar.

Goli i anuluar – Ndeshja ka nisur me gol per djemte e Arteta qe e kane gjetur ate me ane te talentit Martinelli, por pas nje konsultimi te gjate me VAR eshte dalluar nje faull ne sulm nga topcinjte dhe eshte anuluar.

Gol United – Pas disa aksionesh te bukura te ndeshjes, ka ardhur goli i Manchester United. I pari me fanelen e Red Devils, ai i brazilianit Antony qe kushtoi 100 mln euro i blere nga Ajax ne ditet e fundit te merkatos.

Ai ka mare nje top fantastik brenda zone nga Rashford pas nje nisje te bukur nga Bruno Fernandes. Me te majten e ka derguar topin aty ku portieri i Arsenalit smund te mberrinte. Festa ka qene e jashtezakonshme duke treguar stemen dhe cmendur Old Trafford.

VIDEO E GOLIT