Candida Uderzo s’ka pak që ka mbushur 100 vjeç. Kur është paraqitur në autoshkollë për rinovimin e patentës që i skadonte majin e kaluar, asaj i janë bërë testet e parashikuara: të gjithë të kaluar pa asnjë problem.

Ka një djalë, dy nipër, pesë stërnipër, jeton në Sarcedo, në Vicentino, dhe prej 50 vitesh merr pjesë në maratonën Marcia delle Colombare në Breganze.

Dhe pikërisht me rastin e garës së fundit, që është zhvilluar më 5 qershor, i kanë dhënë një targë për të fes tuar faktin se nuk ka humbur asnjë edicion të marshimit.

“Më ka pëlqyer gjithmonë të eci, – ka thënë njëqindvjeçarja për Giornale di Vicenza, – sporti është shumë i rëndësishëm në jetën time, sepse më ka lejuar te jem akoma sot në shëndet të mirë.

“Aktiviteti fizik është ilaçi që më ka lejuar ta mbaj të ri trupin dhe mendjen time”, ka përfunduar Candida.