Ajo nuk ishte në gjendje të kishte fëmijë dhe kështu vendosi të bëhej nëna e pemëve. Ajo është Saalumarada Thimmakka, e lindur në vitin 1910 në Gubbi, në shtetin indian të Karnataka.
E rritur në një familje të varfër dhe pa mundësi arsimimi, që në fëmijëri iu përkushtua punëve të shtëpisë dhe kullotjes së dhenve e bagëtive për të ndihmuar ekonominë e familjes.
Pasi rritet, ajo martohet me Bikkala Chikkaya. Të dy, megjithatë, nuk janë në gjendje të kenë fëmijë, dhe “faji” është tërësisht mbi të. Në Indi, të kesh pasardhës është një detyrim shoqëror.
Një barrë shumë e madhe për t’u mbajtur për Saalumaradën, e cila gjithashtu po mendon t’i japë fund të gjithave. Pastaj pika e kthesës. Nëse ajo nuk mund të bëhet nënë e fëmijëve, ajo do të jetë e pemëve.
Dhe kështu së bashku me të shoqin ajo fillon të mbjellë qindra pemë, duke u përballur me trishtimin e saj duke u kujdesur për bimët sikur të ishin pjesëtarë të familjes. Nuk i ka penguar as varfëria.
Në vitin 1991 i vdiq i shoqi, por Thimmakka me pasionin e saj për ruajtjen e mjedisit vazhdoi të mbillte pemë. Përveç frymëzimit të botës, me angazhimin e saj, ajo ka realizuar projekte reale ripyllëzimi.
Të gjithë e njohin si “nënën e pemëve”, dhe tani është e lehtë të kuptohet pse. Gjatë 80 viteve të fundit ka mbjellë më shumë se 8000 pemë dhe ka marrë çmime dhe njohje të panumërta kombëtare dhe ndërkombëtare. Midis tyre ishte Çmimi Kombëtar i Qytetarëve të Indisë në 1995 dhe ajo u emërua së fundmi ambasadore e mjedisit.
“Faleminderit kryeministrit Basavaraj Bommai për emërimin e Vrikshamate, Nadoja Salumarada Thimmakka si ambasadore të mjedisit dhe që i dha statusin e ministres së qeverisë.
“Shqetësimi mjedisor i Salumarada Thimmakka, e cila rriti pemë si fëmijët e saj, është një model për shoqërinë në tërësi”, tha ministrja e shëndetësisë Keshava Sudhakar në një postim në Twitter.