Statistikat janë gjithmonë interesante për t’u ndjekur e lexuar. Sidomos kur këto statistika përpunohen mirë e nxjerrin të dhëna interesante për popuj e shtete të ndryshme.

Disa të dhëna mjaft interesante kanë dalë së fundmi lidhur me kuzhinën dhe ushqimin që shoqëri të ndryshme konsumojnë.

Kështu, sipas disa statistikave të fundit, rezulton se popullsia shqiptare është e treta në Europë për konsumin vjetor të orizit për person.

Këto statistika të publikuara në faqen ‘Landgeist’ tregojnë se çdo shqiptar konsumon rreth 12.3 kilogram oriz në vit, duke u renditur kështu në vendin e tretë pas turqve që konsumojnë 15.8 kg në vit.

Në vendin e parë renditet Portugalia, ku çdo portugez konsumon 16.1 kg oriz në vit për person.

Sakaq, sipas këtyre statistikave, popujt me konsumin më të ulët të orizit janë serbët, zvicerjanët dhe malazezët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Landgeist Maps (@land_geist)