Një gabim që i ka kushtuar shtrenjtë një 12-vjeçari në Itali, i cili ka publikuar një video në Tik Tok teksa ishte në drejtim të një makine Smart.

Policia Lokale e Arzanos (Napoli) i ka vendosur një gjobë 6 mijë euro  prindërve të djaloshit, i cili është sinjalizuar edhe në Prokurorinë e Minorenëve.

Babai i 12-vjeçarit, i cili s’ka pak që ka dalë nga burgu, duket se ka lidhje me një grup kriminal të zonës ku ka ndodhur ngjarja.

Sipas hetuesve, djali është vënë në drejtim të mjetit nga një person në moshë madhore, i cili është identifikuar dhe është marrë në pyetje në zyrat e komandës së Policisë Lokale të Arzanos.

I riu, në zonën në Veri të Napolit, njihet edhe me pseudonimin “xhuxhi”, i njëjti me një personazh të serialit të famshëm televiziv Gomorra.

Burri duket se ka pranuar ta lejojë 12-vjeçarin të merrte timonin për të  plotësuar dëshirën e tij, duke paeë se djaloshi është i pasionuar  me motorët dhe makinat.

Duket se ka edhe një video në të cilin 12-vjeçari shfaqet me miq të tjerë duke interpretuar dia mafiozë. Edhe kjo video është publikuar në rrjetet sociale dhe po hetohet nga policia.