Në fund të majit, Benjamin, një turist zviceran 12-vjeçar, kishte vjedhur një vezë Kinder në një dyqan në qendër të San Marinos. I ndjerë fajtor për këtë gjest, i riu pak kohë më vonë i dërgoi pronarit një letër për t’i kërkuar falje, me një kartëmonedhë 10 euro brenda.

Pronari i dyqanit, Danilo Chiaruzzi, postoi foton në Facebook, duke thënë se donte të takonte djalin për t’i shtrënguar dorën.

“Unë quhem Benjamin, – thuhet në letër, – jam dymbëdhjetë vjeç dhe vij nga Zvicra. Më 30 maj hyra në dyqanin tuaj, por nuk kisha para dhe vodha një vezë çokollatë. Më vjen shumë keq. Shpresoj që ju mund të më falni sepse do të doja të isha në paqe me ju dhe me Zotin”.

“Tashmë asgjë nuk më befason, me atë që kemi kaluar vitet e fundit, por sot ndryshova mendje”, shkruan tregtari në profilin e tij në Facebook.

“Mora një letër nga Zvicra, e shkruar me dorë me 10 € brenda dhe një kërkesë për falje nga një baba, djali i të cilit dyshohet se më vodhi një vezë kinder në një udhëtim.

“U shtanga dhe këtë duhet ta lexojnë shumë fëmijë që çdo ditë, për argëtim apo sfidë, më vjedhin patatina, karamele apo të tjera! Unë do t’i përgjigjem me një kartolinë dhe një ftesë që të kthehet dhe të na vizitojë për t’i shtrënguar dorën!”.

Është e panevojshme të thuhet se postimi mblodhi mijëra pëlqime dhe komente nga njerëzit e impresionuar pozitivisht nga gjesti i Benjaminit të vogël.