Volodymyr Romanchuk, një djalosh ukrainas 14-vjeçar, ka vendosur të nxjerrë në ankand një fanellë të Cristiano Ronaldo, të firmosur nga futbollisti portugez.

Bëhet fjalë për një fanellë të kombëtares së Portugalisë të veshur nga CR7, në ndeshjen që “luzitanët” zhvilluan ndaj Ukrainës, në kualifikueset e Euro2020.

Kjo fanellë u shit për gati 2200 euro dhe të ardhurat që djaloshi ukrainas mblodhi i vuri në ndihmë të ushtrisë së Ukrainës. Fanella e CR7 u ble nga një i ri që jeton në Amerikë.

Lajmin e dha qendra e koordinimit të “Save Ukraine Now”, përmes rrjetet sociale. Një rrjet social aktiv prej kohësh, që mbledh fodne për të ndihmuar forcat e ushtrisë së Ukrainës.

Edhe vetë Cristiano Ronaldo ka dërguar një mesazh pas përfundimit të ankandit, duke shkruar: “Shpresoj që fanella ime të ndihmojë më të rinjtë, për të patur një të ardhme më të mirë. Lutem për paqen”.