Pas 16 vitesh shumë të suksesshme në karrierë, Noizy do të zhvillojë një koncert më 14 gusht në sheshin “Nënë Tereza”. Ky koncert, do të quhet “Alpha show”dhe do të vijë me perfomanca “live” nga vetë artisti.

Gjithashtu, do të ketë edhe të ftuar si Ledri Vula, Dhurata Dora, Ylli Limani, Xhensila Myrtzaji, Elgit Doda, Gue, Ghali, Sfera Basta, Krept & Konan, Raf Camora, etj.

Në një intervistë në “Opinion”, vetë këngëtari ka zbuluar disa fakte interesante për koncertin. “Do t’i performoj të gjitha këto këngë e do jenë me bandë live.

Do jetë një eksperiencë shumë e veçantë, ndaj do t’u kisha bërë thirrje të gjithë fansave, atyre që janë në Shqipëri, ose atyre që kanë mundësi të vijnë në Shqipëri, të mos e humbasin këtë koncert”.

Arsyen pse koncerti quhet “Alpha” e ka shpjeguar vetë Noizy. “Titulli i koncertit do të jetë “Alpha”. Faktikisht edhe albumi im i ri, i cili do të dalë para koncertit, mban të njëjtin titull. Alpha do të thotë se je lider, bos, alpha male, dikush që shkon e merr diçka, nuk e pret.

Dikush që, edhe pasi e merr diçka nuk e mban për vete, por e ndan me tufën, dikush që çan vet para dhe u thotë të tjerëve, ‘Mund të vini, se gjithçka është e sigurt'”, tha reperi Noizy.