Valerie është 16 vjeç, ka studiuar në Kharkiv dhe ka pozuar për një fotografi përpara shkollës së saj, e kthyer në rrënoja nga bombardimet ruse, duke veshur fustanin që kishte zgjedhur për vallëzimin e fundit të të vitit shkollor.

Historia e saj është rrëfyer nga tezja e Valerie, Anna Episheva, e cila jeton në Kanada dhe që ka sjellë fjalët e mbesës në Facebook:

“Kisha shumë miq në shkollë, ishim një familje e madhe… me vajzat kemi zgjedhur disa fustane dhe ishim të lumtur sepse të gjithë do të ishim bërë të bukur për ditën e shkollës. “Por, më pas, ka ardhur ‘bota ruse’ dhe ka shkatërruar planet dhe ëndrrat tona”.

Tezja ka shpjeguar se shkolla e Valerie është goditur dhe është shkatërruar plotësisht më 27 shkurtin e 2022-shit, tri ditë pas fillimit të pushtimit rus në shkallë të gjerë:

“Faleminderit, e dashura ime Valerie, që je e fortë dhe e guximshme, jam kaq krenare për ty, të kam shumë xhan”.