Para pak ditësh qarkulloi në rrjete sociale një faturë e tepruar prej 160 mijë eurosh, e paguar nga klientët e një restoranti mishngrënës në Emiratet Arabe, që i përket zinxhirit Nur-Set, në pronësi të kasapit turk, Nusret Gokçe, i njohur edhe se ‘Salt Bae’.

Vetë Nusret ka publikuar në rrjete sociale faturën e kontestuar, duke iu përgjigjur kështu valës së publikimeve dhe mesazheve, me shënimin ‘Cilësia nuk është kurrë e shtrenjtë’. Kjo faturë ushqimi ishte në fakt për një vakt për 14 persona.

Përveç dy biftekëve otomanë (të artë) që kushtuan 2400 euro, ata porositën edhe disa nga verërat më të shtrenjta në botë, përkatësisht një Château Margaux, 2 Petrus të vitit 2009 dhe 5 shishe të tjera Petrus, duke iu kushtuar kështu 160 mijë euro.

Dhe pas gjithë këtyre pikave mund të jeni të interesuar të dini, në fund të fundit, pse dy biftekët janë kaq të shtrenjta, nëse ia vlejnë çmimin, nëse gjethet e ngrënshme i shtojnë diçka shijes, përtej kotësisë vezulluese dhe nëse me të vërtetë veshja e ushqimet me ar mund të konsiderohen si gjetje osmane ose nëse ari i ngrënshëm u shfaq në kuzhinat e fisnikërisë para ardhjes së osmanëve.