Të mbërrish në Premier League (ose të rikthehesh) do të thotë të përfshihesh në një nga kampionatet më të rëndësishëm në botë. Por edhe… të fitosh shumë para.

Nuk është rastësi që playoff-i që përcakton të fundit nga tre skuadrat që ngjiten në Premier quhet “ndeshja prej 180 milionë sterlinash”, sepse është saktësisht shuma, mes të drejtave televizive dhe çmimeve të vendosjes, që një ekip fiton me ngjitjen në kategorinë kryesore të futbollit anglez.

Dhe shpesh skuadrat që ngjiten në Premier bëjnë një merkato të shfrenuar. Megjithatë, paratë duhen shpenzuar në mënyrë të zgjuar.

Merkato160 milionë euro

Jo gjithmonë shpenzimet japin fryte, siç tregon rasti i Fulham në sezonin 2018/19, që sapo u kthye mes të mëdhenjve, që shpenzoi 120 milionë euro vetëm për të rënë nga kategoria dymbëdhjetë muaj më vonë.

Të njëjtin fat mund të ketë në këtë sezon Nottingham Forestt, që  nuk është kursyer aspak dhe gjatë verës në City Ground kanë shkuar 22 lojtarë, përfshirë ish-yllin e Manchester United Jesse Lingard dhetalentin e ri të Wolves Morgan Gibbs-White, për një kosto totale që i ka kaluar 160 milionë euro.

Por rezultatet nuk kanë ardhur dhe skuadra e kampionatit anglez ka grumbulluar deri tani  vetëm pesë pikë në nëntë ndeshje, me një fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje.

Shkarkohen përgjegjësit e merkatos

Me pak fjalë, mund të argumentohet me njëfarë sigurie se tregu faraonik deri më tani ka qenë pak i dobishëm. Shpesh në këto raste trajneri paguan, por te Forrest nuk është saktësisht kështu. Në të vërtetë, teknikut Steve Cooper i është rinovuar çuditërisht kontrata e tij deri në vitin 2025.

Jo, në City Ground kokat që bien kanë qenë pikërisht të atyre që kanë bërë merkaton. Siç u tha nga MundoDeportivo, klubi ka shkarkuar drejtorin sportiv Goerge Syrianos dhe shefin e zbuluesve të talenteve, Andy Scott.

Një zgjedhje e vendosur kundër rrymës, por që të paktën përballë njerëzit e merkatos me përgjegjësitë e tyre. Sigurisht, Cooper nuk ka më justifikime. Por fakti që ka një punë akoma, duke pasur parasysh situatën, është një gjë shumë pozitive…