Dy të tretat e popullsisë së rritur në Nju Jork ka marrë të paktën njërën dozë të vaksinës anti-Covid. Ky lajm është konfirmuar nga mediat vendase, duke shtuar se edhe numri i personave të infektuar me koronavirus është ulur ndjeshëm, vetëm 1143 në 24 orët e fundit në këtë shtet.

Kjo është e dhëna më e ulët që nga tetori i vitit të kaluar në Nju Jork, ky 46% e popullsisë (20 milionë) i ka marrë të dyja dozat. Mesatarja e popullsisë amerikane e vaksinuar është 40%.

Ndërkohë, Agjencia Italiane e Barnave (AIFA) ka dhënë autorizimin e saj për përdorimin e vaksinës së Pfizer edhe për të rinjtë e moshës 12-15 vjeç. Ky vendim erdhi pas miratimit që bëri më herët edhe Agjencia Europiane e Barnave (EMA).