Sezoni turistik veror po shkon drejt fundit dhe këtë vit, ankesat nga qytetarët kanë qenë të shumta, për shkak të cmimeve të larta, kryesisht në jugun e vendit.
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, deklaroi se çmimet në jug të Shqipërisë nuk ishin të larta. “20 miijë lekë të vjetra, shezllonët në Dhërmi nuk mendoj se është shumë e shtrenjtë”, deklaroi Gjylameti.
Më tej ajo theksoi se rëndësi ka që të ketë alternativa të tjera dhe se në fund të fundit ky është tregu. “Isha në një vend, pjata e makaronave 8 mijë lekë të vjetra ishte. M’u në mes të Dhërmiut dhe me një super shërbim.
Unë gjithmonë jam ankuar për shërbimin në Shqipëri, por kësaj radhe ishte ndryshe”, u shpreh Gjylameti mes të tjerash.