Një makinë ka përplasur dhe i ka marrë jetën 4 personave të një familje muslimane që jeton në Ontario të Kanadasë. 3 të rritur një një vajzë kanë ndërruar jetë, ndërsa një djalë 9-vjeçar është shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Policia kanadeze ka arrestuar një 20-vjeçar dhe po heton për arsyet që ai kreu këtë krim. Sipas hetuesve, bëhet fjalë për një atentat. Shoferi nuk i njihte viktimat, por i ka aksidentuar pasi ishin muslimanë, ndërkohë që ishin duke shëtitur në rrugë.

Makina ka dalë qëllimisht nga rruga dhe i është drejtuar familjes, duke i marrë jetën një gruaje 74-vjeçare, çiftit (një burrë 46 vjeç e bashkëshortja 44) si dhe vajzës 15-vjeçare. Pasi kreu aktin personi u largua, por u arrestua pas 10km, në një qendër tregtare.

Duket se bëhet fjalë për një vrasje me qëllim, një urrejtje që 20-vjeçari i arrestuar kishte për muslimanët (emri i tij nuk bëhet me dije). Si viktimat ashtu dhe personi me makinë jetonin në të njëjtin qytet kanadez.