21 minatorë kanë mbetur të bllokuar në një minierë në Kinë, në një thellësi prej 1200 metrash. Shkak i bllokimit është bërë një përmbytje, që ka bllokuar minatorët, në një minierë në zonën veri-perëndimore të Xinjiang.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, në kohën që minatorët e qymyrgurit ishte ende nëntokë, duke punuar. 8 nga 29 minatorët që ishin në punë kanë arritur të shpëtojnë dhe janë nxjerrë të gjallë, ndërsa 21 të tjerët janë ende në thellësi.

Falë telekamerave të vendosura në minierë janë lokalizuar edhe 21 personat e tjerë, por shpëtimi i tyre për momentin është një “mision i pamundur” për shkak të thellësisë edhe pse po punohet 24 orë për nxjerrjen e tyre në sipërfaqe.