Quhet “objektofili” orientimi seksual që ka një vajzë 23-vjeçare gjermane, Sarah Rodo. Ajo tregon se ndjen një tërheqje fizike nga objektet pa jetë, nga sendet. Sipas të përditshmes britanike “Mirror”, pasioni i saj i fundit është një avion, një “Boeing 737”.

Vajza e re gjermane tregon se fluturon rregullisht me këtë model të avionit dhe se ka rreth 50 ekzemplarë në miniaturë në shtëpinë e saj. Për Sarah, modeli i avionit “Boeing 737” është i fejuari i saj.

Jam e tërhequr nga objeket që kur isha adoleshente. Këtë gjë e kuptova kur isha 14 vjeçe. Para avionit më pëlqente treni ICE 3. Kam patur marrëdhënie edhe me dy meshkuj, pasi nuk isha e sigurt se cili ishte orientimi im seksual”, thotë Sarah Rodo.

Shpejt arrita të kuptoj se nuk ndjej asgjë për meshkujt, asnjë emocion romantik. Nga avioni im pëlqej gjithçka, por në veçanti pjesën e tij të përparme, krahët dhe motorin. Janë shumë seksi”, thotë vajza re gjermane.

Ishte dashuri me shikim të parë. Dua të qëndroj me të gjatë gjithë kohës, pasi më bën personin më të lumtur në botë. Jo të gjithë e kuptojnë këtë gjë. Gjithsesi, miqtë e mi e kanë mirëpritur këtë gjë, këtë orientim seksual që unë kam dhe më kanë inkurajuar. Më shumë se çdo gjë më pëlqen të martohem me këtë avion, por në Gjermani kjo gjë është e ndaluar”, tha Sarah Rodo.