Australia u klasifikua në vendin e 6-të në përfundim të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, me 17 medalje ari, 7 argjendfi dhe 22 bronzi. Gjithsesi, të gjithë këta medaliste dhe të tjerët që nuk u ngjitën në podium janë ende në karantinë edhe pse kanë kaluar 8 ditë nga mbyllja e Olimpiadës.

Shteti australian vendosi një karantinë 28 ditore për të gjithë sportistët, trajnerët dhe stafin drejtues që erdhën ngë Olimpiada, një periudhë kjo dy herë më e madhe se ajo 14-ditore që vendfoset zakonisht për personat që hyjnë në Australi. Kjo situatë ka indinjuar sportistët e veçanërisht medalistët, që kanë kërkuar të rishihet masa e karantinës.

Ndërsa në vendet e tjera sportistët dhe medalistët po festojnë triumfin e medaljet e fityuara ne jemi të detyruar të qëndorjmë në karantinë, në Sidney. Kemi një trajtim të ashpër, që na ka zhgënjyer pa masë. Po i dënojmë sportistët tanë sepse përfaqësuan vendin e tyre në Lojërat Olimpike”, tha Matt Carroll, presidenti i Komitetit Olimpik Australian.