Telefoni është një nga aksesorët pa të cilët nuk bëjmë dot. Nuk ndodh kurrë që ta harrojmë në shtëpi dhe lidhja me të është bërë shumë e fortë.

Mirëpo, përveç të gjithë opsioneve që na ofron, duke na e lehtësuar shumë jetën, duhet të kemi parasysh se ashtu sikurse ambienti ku jetojmë, edhe ai ka nevojë të pastrohet.

Nëse nuk e dini, telefoni është një nga gjërat më të papastra që përdorim. Por ne bëjmë shumë gabim kur e pastrojmë telefonin çdo ditë vetë, pa ditur mënyrën se si pastrohet.

Duhet të keni parasysh, se për të pastruar një telefon, duhet të përdorni gjithmonë një leckë me mikrofibër, pasi vetëm ajo mund të heqë njollat dhe gjurmët e gishtërinjve nga ekrani. Mjafton ta lagni pak me ujë, fshini telefonin dhe më pas pastrojeni me një leckë të pastër.

Një tjetër mënyrë për të pastruar telefonin është duke përdorur kunjat e dhëmbëve. Këto përdoren kryesisht për të hequr papastërtitë nga altoporlanti, por mos ushtroni shumë forcë, pasi rrezikoni ta dëmtoni.

Përveçse me ujë, ju mund të miksoni në një tas ujë të distiluar me uthull, në një raport 1:2 dhe përmes leçkës me mikrofibër, pastroni telefonin nga papastërtirat dhe më pas fërkojeni me leckë të thatë.