Një pjesë e një pallati 12-katësh në Majemi është shembur si një kështjellë rëre, duke krijuar panik të madh. “Ishte si një tërmet, kujtuam ngjarjet e 11 shtatorit”, thanë personat që kanë arritur të mbijetojnë dhe që kanë parë skenat e kësaj ngjarje.
Deri më tani janë konfirmuar 3 viktima, por 100 persona të tjerë rezultojnë të humbur dhe mund të ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë që, nga rrënojat janë nxjerrë 102 persona të tjerë. Krëkimet po vijojnë, por situata duket kaotike edhe pse punohet pa pushim.
Në momentin që ndodhi shembja e pjesshme e pallatit banorët ishin në gjumë, pasi ngjarja ndodhi gjatë natës. Pritet që numri i viktimave të rritet me kalimin e orëve, ndërkohë që po punohet për hapjen e një tuneli që të lidh me parkimin e pallatit për të nxjerrë trupat.