Këngëtari i njohur i muzikës shqiptare, Blero, dhe gruaja e tij Afrona, janë komentuar kohët e fundit për martesën e tyre, duke aluduar se mund të ketë ardhur fundi.

Në rrjetin social “Instagram”, dyshja i kanë fshirë të gjitha fotot me njëri-tjetrin, duke ngritur kështu edhe dyshimet e mëdha për një ndarje mes tyre. Megjithatë, asnjëri s’ka pranuar ende asgjë zyrtarisht.

“Nuk po merrem me këtë punë, sepse Instagramin nuk e menaxhoj unë, e menaxhon kompania. Afronës nuk besoj se ia menaxhon kompania.
Për Afronën pyeteni vetë. Nuk kam koment”, ka thënë Blero në një intervistë për “Prive” pak kohë më parë… Së fundmi, babai i Bleros, ka dhënë një intervistë ku ka treguar se mes Bleros dhe Afronës ka një krizë.
“Dua të bëhem shumë i sinqertë, e kam pyet, më ka thënë babi e kemi një krizë. E kam pyetur çfarë janë këto që po i lexoj nëpër media, më ka thënë mos u merr me to, e kem pak një krizë”, ka thënë ai. Kujtojmë se çifti u martua në shtator të vitit 2019 dhe kanë gati se tre vite të celebruar.