Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë me dije se gjatë 150 ditëve të para të detyrës së tij në krye të Shtëpisë së Bardhë janë kryer 300 milionë vaksina anti-Covid në të gjithë Amerikën.

Po shkojmë drejt një sezoni veror shumë më të mirë se ai i një viti më parë. Një sezon veror që do të mbushet me gëzim dhe dritë”, tha Biden për mediat, duke bërë një bilanc të situatës prej pandemisë Covid-19.

Pavarësisht kësaj, objektivi kryesor i Joe Biden, ai i vaksinimit të 70% të amerikanëve të rritur deri më 4 korrik, rrezikon të dështojë. Fakt është që ritmet e vaksinimit kanë rënë pavarësisht fushatës.