Vetëm 36 mikrosekonda kanë mjaftuar për një operacion për të cilin do të ishin dashur të paktën 9 mijë vjet: ky është suksesi i ri i arritur nga kompjuterë të kuanteve dhe është arritur duke programuar, për herë të parë, grimca drite (fotone).
I publikuar në revistën Nature, është rezultati i parë i tillë i arritur me procesin fotonik të programueshëm Borealis i kompanisë kanadeze Xanadu falë një teknike shumë inovative që e bën më të ehtë zhvillimin e këtyre instrumenteve shumë të fuqishëm.
“Është një punë interesante dhe që lejon të bëjmë një hap të rëndësishëm përpara në kuptimin e thellë të potencialit që ofron përllogaritja e kuanteve”, ka thënë Simone Severini, drejtori i Quantum computing i Amazon Web Services (Aws).
Është një makinë e thjeshtë në krahasim me atë të përdorur dy vite më parë nga Google, kompania e parë që ka parakaluar kompjuterët tradicionalë, që bazohet te super përcjellës dhe për të funksionuar duhet ftohur në temperatura afër zeros absolute.
Suksesi i Xanadu ka qenë se ka mposhtur përsëri një super kompjuter tradicional duke përpunuar në 36 mikrosekonda një përllogaritje për të cilën do të ishin dashur të paktën 9.000 vite, por duke përdorur një procesor të programueshëm dhe duke punuar në temperaturë ambienti.