Katër vite më parë, moderatori i njohur dhe shumë i pëlqyer nga të gjithë shqiptarët, Ardit Gjebrea humbi një nga njerëzit e tij më të shtrenjtë, nënën.

Ndaj edhe sot, në këtë ditë që i kujton Arditit pikërisht atë, ai ka vendosur ta rikujtojë dhe ta ndajë dhimbjen e tij me ndjekësit në rrjete sociale.

Përmes një postimi në Facebook, Arditi emocionon me fjalët e tij të ndjera, ku shpreh mallin për të ëmën, ndërsa shkruan se asgjë nuk e zëvendëson dashurinë e saj pa kushte.

“Kam 4 vite pa të dhe çfarë nuk do jepja t’i puthja duart vetëm një herë, të ndjeja erën e saj, t’i thoja që e doja aq shumë sa asgjë në botë nuk e zëvendëson dot dashurinë e saj pa kushte” – shkruan moderatori i njohur.

Ai këshillon të gjithë njerëzit që t’i vlerësojnë prindërit sa janë gjallë dhe t’u tregojnë sa i duan pasi një ditë do t’ja ndjejnë mungesën.

Ardit Gjebrea i ka dedikuar edhe një këngë nënës së tij, të cilën e ka sjellë në bashkëpunim me Saimir Pirgun në Festivalin e Këngës Magjike 2018.