Një mesazh i gruas në telefonin e tij, e bëri fitues të 190,736 dollarëve! Kjo është historia e një 46-vjeçari nga Miçigani, Preston Maki, i cili teksa kthehej nga puna ndaloi të blinte disa ushqime pas një mesazhi nga gruaja e tij.

Ai u tha zyrtarëve të Lotarisë së Michiganit se pas porosisë së bashkëshortes së tij për të blerë disa ushqime, ai bleu edhe një biletë ‘Fantasy 5’, edhe pse Jackpot-i nuk ishte 200 mijë dollarë.

“Po mbaroja ditën time në punë kur gruaja ime më dërgoi një mesazh me tekst duke më kërkuar të bëja një ndalesë për ushqime në rrugën time për në shtëpi”, tha Maki. “Zakonisht nuk luaj Fantasy 5 nëse jackpoti është më shumë se 200,000 dollarë, por pashë se ishte afër dhe vendosa të blej pesë zgjedhje të lehta.”

Edhe pse shorti ishte hedhur atë natë, Maki e kishte kontrolluar biletën e tij rastësisht të nesërmen në mëngjes dhe kishte vërejtur se ishte fitues i çmimit të parë.

Preston Maki fitoi në total 190,736 dollarë dhe tregoi se plani i tij ishte të bënte disa investime dhe t’i ndante paratë me familjen e tij.