Në atë që mund të jetë një përgatitje për një eksperiencë në MLS, Messi ka blerë të gjithë katin e nëntë të një blloku apartamentesh luksoze në Florida prillin e kaluar.

Të përfshira në blerje janë edhe një spa, qendër fitnesi dhe një shtëpi lojërash për fëmijë, për një total prej 511 metrash katrorë me katër dhoma gjumi dhe po aq banja.

prona ka gjashtë pishina dhe një qilar për 1000 shishe verë.

Blerja i ka kushtuar 5.8 milionë euro argjentinasit, një shumë e papërfillshme në krahasim me 40 milionë eurot që Leo do të përfitojë në vit nga Paris Saint-Germain.