James Corden, prezantuesi i famshëm anglez, ka refuzuar një ofertë multimilionere nga bosët e tij në Amerikë, sipas britanikes The Mail on Sunday.

Lajmërimi surprizë se ai do të largohet nga Amerika vitin e ardhshëm, pavarësisht një oferte prej 50 milionë dollarësh, ka tronditur Hollywood-in.

Komediani ka zbuluar se do të kthehet në Britani shtatë vite pasi zbarkoi në Los Angeles për të prezantuar emisionin e televizionin gjigant CBS, The Late Late Show.

43-vjeçari dhe gruaja e tij Julia jetojnë bashkë me tre fëmijët e tyre në një lagje ekskluzive të LA. Banesa e tyre me vlerë 7.5 milionë sterlina ka pesë dhoma gjumi, tetë banja dhe një home cinema. Corden dhe gruaja e tij nuk pritet që ta shesin shtëpinë.

Koha do të tregojë nëse vendimi i tij për t’u larguar nga Amerika për t’u kthyer në Britani do të jetë një për të cilin do të pendohet ose një kthesë vendimtare në karrierën e tij që ka patur më shumë surpriza se një film Hollywood-i.