Në Indonezi ka nisur një garë me kohën për të gjetur një nëndetëse të humbur që prej ditës së mërkurë, rreth 100km nga brigjet e Bali. Në bordin e kësaj nëndetëseje janë 53 persona. Problem është se ata kanë vetëm 72 orë ajër dhe mund të vdesin të asfiksuar.

Marina indoneziane ka mobilizuar disa anije luftarake, një helikopter dhe mbi 400 presona për të gjetur nëndeësen e zhytyr. Ndihmë për gjetjen e nëndetëses kanë ofruar edhe shtete si Amerika, Australia, Franca e Gjermania.

Nëndetësja KRI Nanggala-402 ishte angazhuar në një event ushtarak për të provuar disa predha, kur humbi kontaktin. Sipas marinës indoneziane, nëndetësja mund të ketë zbritur në një thellësi 600-700 metra.