Nuk ka shumë surpriza në ndeshjet e raundit të 19-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Vlen për t’u përmendur fakti se ndeshja Real Madrid-Crvena Zvezda u shty si pasojë e kushteve të vështira atmosferike në kryeqytetin spanjoll.

Kryesuesit e CSKA Moskë fituan pa probleme 83-73 ndaj Zalgiris Kaunas dhe ruajnë diferencat në renditje me ndjekësit. Jashtë fushe fiton Barcelona, që mundi 87-75 Khimi Moskë, ndërsa Bayern Mynih mposhti në fund 82-80 Zenit.

Euroleague – Raundi i 19-të

Khimki Moskë – Barcelona, 75-87

Anadolu Efes – Alba Berlin, 84-76

Fenerbahce – Baskonia Gasteiz, 96-76

Maccabi Tel Aviv – Olympiacos, 87-89

Armani Milano – Valencia Basket, 95-80

CSKA Moskë – Zalgiris Kaunas, 83-73

Bayern Mynih – Zenit st.Peterburg, 82-80

Panathinaikos – Villeurbanne, 88-71

Real Madrid – Crvena Zvezda, e shtyrë