Këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari, u bë nënë për herë të dytë më datë 21 mars. Modelja solli në jetë djalin e saj të cilin e quajti me emrin Kamar.

Zajmina është goxha aktive në rrjetet sociale dhe shpeshherë ndan për ndjekësit e saj momentet më të bukura familjare.

Sot për Zaiminën, është një ditë shumë e veçantë pasi vogëlushi i saj ka mbushur plot 6 muaj jetë. Këngëtarja postoi në “Insta Story” një foto e cila është shkrepur gjatë momentit kur ajo solli në jetë Kamarin dhe krahas saj bëri dedikimin prekës për të birin.

“Gjashtë muaj me ty, me erën tënde, e plotësuar në shpirt me kaq shumë dashuri. Zoti të dhëntë jetë drita ime.Mami të do pafund Kamar!”