Në Itali po rritet fenomeni i mëngjesit të shtrenjtë në lokal: gjatë kohëve të fundit janë rritur ndjeshëm çmimi i kafes dhe kapuçinos.

Rati i fundit ka shkaktuar shumë polemika në Twitter, ku gazetarja italiane Sandra Amurri është ankuar se ka paguar tetë euro për një kapuçino në një bar në Romë.

“Mirë se erdhët në Romë, pas lockdown-it: një kapuçino 8.05 euro. Përgjigjja e pronarit: ‘nuk e parë menynë? Nëse ju duket shumë, mos hadjeni’. Meny për një kapuçino?”, ka shkruar gazetarja.

Mesazhi ka gjeneruar mijëra komente. Ka nga ata që i kanë dhënë të drejtë klientes dhe të tjerë që i kanë dhënë të drejtë pronarit të lokalit.

“Pronari ka të drejtë. Duhet të informohesh për çmimet para se të ulesh në një lokal çfarëdo. Problemi është i juaji”, ka qenë një nga komentet.

“Unë nuk kam shkruar se nuk mund ta bëjë, por është tronditëse të paguash 8 euro për një kapuçino sepse lokali është në Sheshin e Popullit dhe  sheshi është i të gjithëve, të pasurve dhe të varfërve.

“Dhe edhe të varfrit, domethënë njerëz që punojnë prej një jete, kanë të drejtën të konsumojnë një kapuçino në Sheshin e Popullit”, ka qenë replika e gazetares.