Është nisur në orën 7.30 të mëngjesit dhe pas gati 4 orësh rrugë më këmbë, me ecjen e saj të avashtë, ka mbërritur në takimin e rëndësishëm që kishte në orën 13:00, për të bërë vaksinën anti-Covid.

Kjo është gjyshja 86-vjeçare italiane Livia, e cila ka përshkuar 15 kilometra më këmbë për të qenë e pranishme në orarin, vendin dhe datën e caktuar me stafin mjekësor. Ajo ka udhëtuar përt 15 kilometra nga fshati i saj Calitri në qendrën e komunës të Bisaccia (në Avellino) për të kryer dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Edhe pse fillimisht mbërriti në qendrën e gabuar, personeli mjekësor u kujdes ta shoqëronte në vendin e duhur. Gjithsesi, fillimisht u kujdesën që gjyshja të ushqehej dhe pinte ujë. Mësohet se 86-vjeçarja ka refuzuar edhe të hipë në makinën e një bashkëfshatereje të saj, pasi donte të ecte në këmbë.

Ajo ka deklaruar se edhe për të marrë dozën e dytë do të veprojë njësoj, do të ecë më këmbë nga shtëpia e saj deri në vendin e caktuar.