Akuzat ndaj Elon Musk për ngacmime se*uale. Një ish-stjuardesë, e cila punonte për flotën private të avionëve të “SpaceX” akuzon miliarderin Musk se i kishte treguar penisin e tij, e prekte pa pëlqim dhe i ofroi një kalë si dhuratë në këmbim të një masazhi erotik.

Kjo është raportuar nga “Business Insider” duke cituar disa burime, sipas të cilave “SpaceX” më pas do të kishte negociuar me gruan pagesën prej 250.000 dollarësh në vitin 2018 për heshtjen e saj.

Nuk ka vonuar edhe replika e Elon Musk, i cili mohon kategorikisht të ketë kryer ngacmime, siç raportohet nga “Business Insider”. “Nëse do të isha i prirur ndaj ngacmimeve, kjo vështirë se do të ishte hera e parë në karrierën time që do të shfaqej”, – tha Musk për “Business Insider”, duke e quajtur artikullin “të motivuar politikisht”.

Stjuardesa i tha shoqes së saj, e cila ka bërë edhe denoncimin mediatik, se multi miliarderi, themelues i “SpaceX” dhe “Tesla” i kërkoi të shkonte në dhomën e tij gjatë një fluturimi në fund të vitit 2016 “për një masazh të plotë të trupit”. Kur ajo mbërriti, Musk “ishte krejtësisht i zhveshur, përveç një çarçafi që mbulonte gjysmën e poshtme të trupit të tij”.

Gjatë masazhit, – thuhet në deklaratë, – Musk “ekspozoi organet e tij gjenitale” dhe më pas “e preku dhe i ofroi t’i blinte një kalë nëse do të bënte më shumë”, duke iu referuar kryerjes së akteve se*suale.