Aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj, telefonoi emisionin “Aldo Morning Show” për të ndarë këndvështrimin e tij të sinqertë mbi favoret ndaj të afërmve, të cilat mund të shkojnë deri në pikën e shkeljes së ligjit.

Pa asnjë rezervë, Genti tha: “O Aldo, po për një njeri të afërt, shumë të afërt, bën edhe burg o burrë, kështu që unë kam përshtypjen që po, absolutisht, unë po njëherë.

Për një njeri shumë të afërt, pa diskutim që po. Sepse ndoshta po ta them me qasjen e Shqipërisë, kupton, ku nuk është se ligjet janë…

ëse ka të bëjë me shtetin,  ky i afërmi që do ishte në hall, s’do ishte në hall nëse shteti do funksiononte. Por nëse shteti s’funksionon, sigurisht që do ta shkelja ligjin për ta ndihmuar.

Unë e di që do plasin portalet tani. Po them nëse është vëllai, nëse është motra, nëse është  prindi, nëse është djali apo… sigurisht.

Sigurisht që njeriu kam përshtypjen që njeriu del pak nga jashtë kornizave të ligjit dhe vepron me puls, vepron me gjak kështu që le të jemi të sinqertë, kam përshtypjen të gjithë e bëjnë.

Të them të drejtën po, ka raste ku familja ose farefis kërkojnë një ndihmë e cila nuk jepet dot, kërkojnë një hall ta zgjidhin por nuk jepet dot dhe sigurisht mërziten sepse ju e dini shumë mirë se si funksionon.

Kërkojnë që të bëhet një temë, po marr shembull te emisioni “Stop”,  mirëpo  ajo temë nuk bëhet sepse nuk ka fakte, nuk ka gjëra dhe sigurisht që ka hatërmbetje, por që ndoshta me kalimin e kohës e mirëkuptojnë”, u shpreh Genti.