Ata u njohën në shtëpinë e Big Brother VIP gjatë edicionit të parë të tij dhe vazhdojnë të jenë ende bashkë edhe sot e kësaj dite. Bëhet fjalë për dyshen e njohur, Sarah Berisha dhe DJ PM, të cilët janë kthyer në një nga çiftet më të dashura për ekranin.

Dyshja nuk kanë hedhur ende një hap drejt një fejese, teksa duket se kjo gjë ‘shqetëson’ ndjekësit e çiftit. Madje, një prej tyre e ka pyetur Sarën nëse ka në plan në verë për t’u fejuar me Pajtimin.

‘Unë në verë lutem ta takoj PM, sepse ai aq i zënë është sa ne gjatë verës nuk na bie as të shihemi shumë për shkak të koncerteve. E jo më për fejesë. Nuk kemi menduar asgjë.

Të paktën këtë vit jo. Nuk i dihet, por për momentin nuk e kemi menduar, as nuk e kemi diskutuar si gjë.”-ka zbuluar Sarah.