Emri i Elvana Gjatës është përfolur këto ditë si një nga artistet e mundshme që do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës, me qëllim “Eurovision 2023”.

Por ka qenë vetë këngëtarja që ka reaguar sot, duke përgënjeshtruar lajmin, përmes një postimi në  rrjete sociale.

“Nuk konkurroj këtë vit për Eurovision”, ka shkruar Elvana Gjata në Instastory, duke i dhënë fund kështu aludimeve të këtyre ditëve.

Çdo gjë nisi nga një postim i faqjes “Eurovision Kosovo” që në rrjete sociale shkruanin se nga burime jo zyrtare kishin mësuar se Elvana dhe këngëtarja tjetër shqiptare, Elvana Gjata kishin si qëllim të ishin pjesë e Eurovision 2023.

Një ‘pëlqim’ i këtij postimi nga menaxheri i Dhuratës shtoi edhe më shumë dyshimet për këtë duet, teksa sot Elvana i dha fund çdo aludimi.