Nga duart mund të kuptojmë shumë për personin që kemi përballë: nuk flasim për sa mirë janë thonjtë, pa qime apo me kushedi se çfarë manikyri janë lyer.

I referohemi gjatësisë së gishtërinjve, që sipas shkencëtarëve mund të zbulojë më shumë informacion sesa mendojmë për disa karakteristika të personalitetit tonë, por edhe për qëndrimet dhe qasjen ndaj jetës.

Disa studime janë kryer gjatë viteve mbi këtë temë: një hulumtim nga Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Bath disa kohë më parë theksoi lidhjen midis gjatësisë së gishtit dhe hormoneve:

“Testosteroni kontribuon në zhvillimin e zonave të trurit të përfshira në aftësitë logjike ndërsa estrogjeni kontribuon në zhvillimin e zonave të trurit të përfshira në funksionet e të folurit.

Fakti është se këto hormone ndikojnë edhe në zhvillimin e gishtërinjve, përkatësisht të unazës dhe gishtit tregues”, ka shpjeguar Mark Brosnan, shef i departamentit.

E ashtuquajtura teoria e gishtit të unazës thotë se ata me këtë gisht më të gjatë se gishti tregues janë gjeni në matematikë, ndërsa ata me gishtin tregues më të gjatë se gishti i unazës priren të shkëlqejnë në shkencat humane dhe letërsi.

Kjo doli nga rezultatet e marra nga disa teste zotësie të ofruara për një kampion fëmijësh 7-vjeçarë. Duket gjithashtu se ata me gishtin e unazës më të gjatë se gishti tregues janë shumë simpatikë, konkurrues dhe ndonjëherë kanë probleme me menaxhimin e zemërimit.

Kjo veçori e personalitetit është më e spikatur te meshkujt pasi prodhimi i testosteronit është më i madh: këtë e raportojnë studiues nga Qendra Mjekësore Howard Hughes të cilët kanë zbuluar se në përgjithësi janë meshkujt ata që e kanë gishtin e unazës më të gjatë se gishtin tregues.

Prandaj, gishtat na ndihmojnë të kuptojmë bazat e dallimeve gjinore, por gjithashtu mund të tregojnë se cilat sëmundje mund të shfaqen në afat të shkurtër ose afatgjatë.

Po sikur gishti tregues dhe i unazës të kenë të njëjtën gjatësi? Ne përballemi me njerëz që priren të jenë paqësorë, të organizuar mirë dhe besnikë.