Pas koncertit që zhvilloi në Shqipëri, Rita Ora i është përgjigjur edhe disa pyetjeve. Nje pyetje, ka qenë nëse do bëjë një bashkëpunim me Dua Lipën, Bebe Rexhen dhe Ava Max.

Përgjigjia e Rita Ores la të nënkuptohej se në të ardhmen ndoshta do sjellin një projekt së bashku vetëm se duhet të presin momentin e duhur, pasi të gjitha kanë angazhimet e veta.

“Në vitet 2011-2012, kur fillova karrierën time, e pashë të nevojshme dhe si një barrë në një farë mënyre dëshirën për ta bërë Shqipërinë të njohur në hartën globale.

Por tani jam e lumtur dhe me fat që shikoj kaq shumë artistë të përfshirë këtu edhe në fushën e muzikës por edhe në fusha të tjera të cilët e kanë lartësuar artin shqiptar.

E kam ëndërr të vijmë të gjithë së bashku dhe të sjellim një bashkëpunim, por për shkak të angazhimeve të shumta që të gjithë kemi mbase nuk është gjithmonë e mundur”, u shpreh Rita.