Ata janë një nga çiftet më të dashur dhe më të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Prej vitit 2020, Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë shpallur deklaruar se janë në një marrëdhënie dashurie të konsoliduar, ndërsa janë edhe prindër të një vajze.

Sara ka treguar se është një vajzë e thjeshtë dhe i merr me shumë sportivitet gjërat. Ajo nuk është aspak xheloze për marrëdhëniet e hershme të partnerit të saj dhe madje as nuk do ta kishte problem nëse Ledri do të kishte bashkëpunime me to.

Ajo ka shkuar më tej, teksa në një intervistë për “Prive”, Sara ka dhënë edhe një emër për një duet me Ledrin.

Blogerja u shpreh se do të donte të shihte një bashkëpunim mes Ledrit dhe yllit shqiptar botëror, Dua Lipës. “Do doja shumë që të kishin një bashkëpunim bashkë” – u shpreh Sara Hoxha.

Ledri Vula ka qenë i lidhur me Dua Lipën në vitin 2013, por lidhja e tyre zgjati pak kohë.