Ylli Limani është një nga artistët më të preferuar shqiptarë, e kryesisht nga të rinjtë.

Këngëtari është shumë aktiv në rrjete sociale, duke ndarë herë pas here momente jo vetëm nga jeta e tij profesionale, por edhe nga ajo private.

Madje, Ylli i përdor rrjetet e tij sociale edhe për të treguar të rejat e tij më të fundit, duke iu shmangur televizionit.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, kur artisti ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm për të gjithë fansat e tij e ku ka treguar nëse do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka dhënë lajmin e keq për fansat se nuk do të jetë pjesë e Festivalit.

Edhe pse shumë prej tyre prisnin që ta shihnin Yllin si një prej konkurrentëve pretendentë për të qenë fitues i Festivalit, Ylli ka hedhur poshtë çdo lajm që aludon se ai mund të jetë pjesë e këtij eventi.