Ajo është bërë e njohur për publikun shqiptar falë partnerit të saj, aktorit të njohur shqiptar, Olsi Bylyku.

Ata janë të lidhur prej disa vitesh bashkë, teksa nuk ngurrojnë ta shfaqë dashurinë e tyre në rrjete sociale herë pas here, por edhe në daljet e tyre në televizion.

Edhe pse janë ende shumë të rinj, duket se pyetja “Kur do martoheni”, nuk pyet për moshë.

Kështu, Egli duket mjaft e acaruar rreth kësaj pyetje, që duket se e merr çdo ditë dhe ka vendosur të përgjigjet njëherë e përgjithmonë.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka shpërndarë një deklaratë të aktores së njohur në botë, Zendaya e cila është shpehur se mosha 25 nuk është mosha për t’u martuar, por për të arritur suksese e për të qenë e pavarur.

Këtë deklaratë të aktores, Egli e ka shoqëruar me mbishkrimin “Për të gjithë ata që pyesin rreth martesës”, duke lënë të kuptohet që nuk ka ndërmend të martohet për momentin.