Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Eneda Tarifa, ishte e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ pas publikimit të këngës më të re, ku foli për jetën e saj, si dhe për të ardhmen e karrierës së saj, edhe si këngëtare, edhe si moderatore.

E pyetur nëse do të rikthehet të moderojë në ekranet shqiptare, ish-prezantuesja e emisionit të humorit “Portokalli” u shpreh: “As më shkon mendja fare.

Ndjej që jam lodhur gjithë këto vite në ekran. U bë që në vitin 2010 që jam non stop në prezantim. Dua këto vite t’i kushtohem muzikë, të lë disa këngë dhe disa kujtime për vajzën time që ndoshta janë edhe trashëgimia e saj më e madhe.”

Ndërkohë këngëtarja zbuloi se do të rikthehet në muzikë me shumë produksione të reja: “Këtë vit patjetër, nuk e shtyjë më të bëj një koncert recital.

Kënga që do të vijë është një remake, ripunim i një kënge të vjetër arbëreshe, e pres të dali me ditë”, u shpreh mes të tjerash këngëtarja Eneda Tarifa.