Prej kohësh tashmë po përflitet se Xhemi Shehu do të rikthehet si moderatore në sezonin e ri të emisionit te humorit, “Portokalli”. Moderatori Salsano Rrapi ka dhënë disa sinjale se Xhemi Shehu do të jetë pjesë e “Portokallisë”.

Salsano u shpreh se këtë sezon në bashkëprezantim do të jetë Fjoralba Ponari si dhe një personazh i tretë, të cilit nuk ia tha emrin, por kuptohet që bëhet fjalë për Xhemin.

“Tani unë nuk e di a ka dalë a s’ka dalë data, nuk e di nëse duhet ta them datën apo jo. Kemi filluar që në fillim të shtatorit, do të ketë shumë personazhe të reja edhe nga aktorë të vjetër, është bërë një strukturë e re.

Sigurisht struktura e re ka bërë disa ndryshime edhe në strukturë dmth në sallë dhe në skenë. Nuk ndryshon në thelb gjëja por ka gjëra të reja. ‘Dancing’ do jetë të premten dhe ‘Portokalli’ do jetë të dielën.

Do moderohet nga mua, nga Fjoralba Ponari edhe një e tretë e cila nuk ka dalë akoma. Unë kam fatin e Blendit në treshe këtë sezon”, u shpreh Salsano.