Prej disa ditësh, Luana Vjollca konfirmoi se duke nisur nga ky sezon i ri, moderatoren e njohur shqiptare do ta shohim në Tv Klan.

Ajo do të drejtojë emisionin ‘S’luan dot me mua’ çdo ditë të premte, teksa burime pranë Luanës konfirmojnë se ajo ka në dorë edhe projekte të tjera përveç këtij programi. Ende nuk dihet nëse formati i këtij emisioni që rikthen Luana Vjollcën në ekran.

Mirëpo, së fundmi, një foto e publikuar nga Luana ka qënë një nga lajmet kryesore të botës mediatike rozë.

Ajo është shfaqur në krahët e aktorit Florjan Binaj, njëkohësisht ish-bashkëpunëtor i saj në emisionin e vjetër në Top Channel. Luana dh Flori janë veshur thuajse me të njëjtat ngjyra, teksa ajo e shoqëron foton me tekstin ‘Gjej diciturën të lutem’ – duke lënë në ankth të gjithë ndjekësit e saj.

Kjo foto është rishpërndarë nga Florjani, i cili mbi tekstin e Luanës shkruan ‘Edhe ta kishim lënë me u vesh njësoj, sdo kishte rastis kështu’.

Por, detaji që ngre dyshimet për një ribashkim të mundshëm të tyre është një lajm nga një media shqiptare që shkruan ‘Në prag të nisjes së emisionit të ri, Luana Vjollca dhe Florjan Binaj bëhen sërish bashkë?’ – që është shpërndarë nga aktori i njohur në Instagram.

Epo, kjo do ishte vërtetë një ‘super blerje’ nga ana e Luanës, pasi Flori është një nga aktorët më të dashur në Shqipëri.

Sezonin që lamë pas, atë e pamë të drejtonte emisionin investigativ ‘Piranjat’ në ABC News, krah Arilena Arës.